U gjet brenda makinës i vdekur, zbulohet kush është 38-vjeçari, dyshohet se …(Foto)

1 Minuta Lexim

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, brenda në automjetin tip “Volvo”, u gjet i pajetë shtetasi Betim Kastrati.

Sipas policisë 38-vjeçari kishte parkuar makinën në mënyrë të rregullt ka vrarë veten me armë zjarri.

FOTO/ U gjet brenda makinës i vdekur, zbulohet kush është

Kastrati ishte banues në qytetin e Durrësit, dhe punonjës në port, ndërsa kohët e fundit sipas familjarëve kishte shfaqur shenja të depresionit. Kastrati ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur dhe nuk shoqërohej me njeri.

Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull