Henry Patterson, autori i librit “The Eagle has Landed”, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Sipas BBC, autori i mirënjohur britanik ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Jersey, i rrethuar nga familja.
Shkrimtari i njohur ndryshe dhe me emrin e tij artistik si Jack Higgins, nisi të shkruante kur ishte mësues. Ai ka realizuar 85 romane nga viti 1959 deri në 2017.
Patterson njihet për veprën e mirënjohur “The Eagle has Landed”, e cila përveç romanit, është realizuar edhe një film.
“The Eagle has Landed” flet rreth një komploti nazist për të rrëmbyer Sir Winston Churchill në Luftën e Dytë Botërore. Kjo vepër shiti më shumë se 50 milionë kopje.
Patterson shiti më shumë se 250 milionë libra gjatë karrierës së tij, me veprat e tij të tjera duke përfshirë Comes the Dark Stranger, Hell is Too Croëded dhe To Catch a King.
Patterson lindi në Neëcastle upon Tyne dhe u rrit në Belfast përpara se të transferohej në Leeds. Ai shkroi romane në kohën e lirë pasi u bë mësues dhe mori një paradhënie prej 75 £ për romanin e tij të parë, Era e trishtuar nga deti, në 1959.
Libri i tij i fundit, The Midnight Bell, u botua në 2017 dhe ishte një bestseller i Sunday Times. Shtëpia botuese “HarperCollins” tha se në kohën kur doli romani i tij i fundit, ata i referoheshin atij thjesht si “legjenda”.