Punonjësja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është zhdukur qe prej ditës së djeshme.
Denoncimi është bërë në policinë e Lezhës nga bashkëshorti.
Bëhet e ditur se Marku punon si sekretare në Gjykatën e Lezhës. Ndërsa policia po heton të gjitha pistat.
Dyshohet po ashtu që zhdukja të jetë kryer edhe për shkak të detyrës së saj, por nuk përjashtohet asnjë mundësi tjetër.