Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sukth, ku mbeti i vrarë 48-vjeçari Arben Mërkuri Ismaili në Sukth, i njohur si “Maneci”.
Mësohet se në momenti ne ekzekutimit, Maneci ka qenë në dyqanin e sapondërtuar pranë shtëpisë së tij, ndërsa makina luksoze tip “Benz” në ngjyrë gri, në të cilën ndodheshin autorët, qëndronte në anë të rrugës. Prej saj ka dalë një person i maskuar dhe me kallashnikov në dorë, i cili ka hapur zjarr ndaj 48-vjeçarit.