Buka dhe energjia “trembin” xhepat e shqiptarëve; Banka Botërore: Lufta prek ekonominë shqiptare

2 Minuta Lexim

Pas FMN dhe BERZH edhe Banka Boterore vlerëson se ekonomia shqiptare do të tkurret gjatë këtij viti dhe se rritja parashikohet në nivelin e 3.2 %, larg pritshmërive që ka qeveria prej 4 deri në 4.5 %.

Banka Botërorë në raportin e saj të fundit “Manovrim mes krizash” vlerëson  se lufta në Ukrainë është shkaku kryesorë që do të frenojë rimëkëmbjen ekonomisë.

Çmimet e larta me të cilat po përballen qytetarët do të ulin konsumin dhe do të rrisin njëkohësisht kostot për biznesin.

Ky vlerësim I bankës bazohet në skenarin se lufa do ti zbusë efektet e saj në 6 mujorin e dytë të vitit, por në rast të kundërt efektet do të jenë edhe më të forta.

Çmimet e larta të mallrave, veçanërisht të naftës dhe drithërave, pritet të jenë kanali kryesor i transmetimit të goditjeve. Megjithatë, Rusia dhe Ukraina janë prodhues dhe eksportues shumë të rëndësishëm të disa mallrave, të cilat janë me rëndësi jetike për shqiptarët, përfshirë drithërat. Çmimet e larta të energjisë pritet të çojnë në rritje të çmimeve të transportit dhe të shkaktojnë rritje të mëtejshme të çmimeve tek mallrat e tjerë të shportës së konsumit. Inflacioni pritet të përshpejtohet në rreth 5 për qind në vitin 2022.

Por vijimi I rënies së konsumit do të shoqërohet me rënie të të ardhurave buxhetore, e kombinuar edhe me shtrëngimin e finacimit nga tregjet ndërkombëtare mund të vërë në vështirësi, vëndet e rajonit për pagesat e borxhit. Banka Boterore e vë theksin tek mbështetja e familjeve më në nevojë.

“Në kushtet e hapësirës së kufizuar fiskale, vendet duhet të analizojnë me kujdes kostot dhe përfitimet e angazhimeve të reja për shpenzime si kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, duke u dhënë përparësi familjeve më të cenueshme.”

Banka analizon më tej kur thotë se nëse cmimet e energjisë do të reflektohen në rritje të cmimeve të importit për këtë produkt, rreziqet fiskale për kompanitë e sistemit energjetik mbeten të larta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull