Policia e Sarandës ka bërë me dije se një sherr ka ndodhur mes vajzave në një shkollë në Sarandë, ku njëra prej tyre është hedhur nga shkallët.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetases E. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi në ambientet e brendshme të shkollës, ka hedhur nga shkallët shtetasen R. B., 19 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.