Vetëm disa orë pasi e vizitoi rajonin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra kreun e shërbimit ukrainas të sigurisë në Kharkiv, Roman Dudin.
Zelenky njofton se Dudin në vend që të punonte për mbrojtjen e qytetit, ai kujdesej vetëm për vete dhe për interesat e tij, duke lënë të kuptohet se ai ka bashkëpunuar me rusët.
“Që në ditët e para të pushtimit në shkallë të gjerë, në vend që të punonte për mbrojtjen e qytetit, ai kujdesej për të tijën, interesat, arsyet do t’i zbulojë policia”, thotë Zelensky në një video të sapo postuar në kanalin e tij Telegram.