Dita e 77 e luftës/ Ukraina: Forcat ruse largohen nga…

3 Minuta Lexim

Ukraina ka deklaruar se forcat ruse janë larguar nga veriu i Kharkiv.

◾Zyrtarët e sigurisë amerikane kanë paralajmëruar se nëse Rusia do të ketë sukses në fushatën e saj të Donbasit në Ukrainën lindore, Moska po përgatitet për një luftë të gjatë.

◾Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar 40 miliardë dollarë (32 miliardë £) më shumë ndihmë për Ukrainën.

◾Raketat ruse kanë goditur Odesën, ndërsa forcat vazhdojnë të sulmojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

◾Trupat e 44 civilëve janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin ukrainas të Izyum.

Ukraina do të mbyllë gazin rus që kalon për në Europë

Ukraina do të mbyllë sot rrjedhën e gazit rus që kalon në një pikë tranziti në territorin e saj për Europën.

Sipas Ukrainës, furnizimi me gaz rus që kalon përmes qendrës së saj në Novopskov do të pezullohet nga dita e sotme.

Furnizimi për Europën me gaz rus është ndërprerë në këtë pikë për shkak të ndërhyrjes së forcave ruse, thotë Ukraina.

Por Rusia mund të ridrejtojë dërgesat e gazit përmes pikës tjetër Sudzha që ndodhet në veri të vendit të kontrolluar nga forcat ukrainase, tha operatori ukrainas i gazit.

Ndërsa zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kupriyanov thotë se kjo mënyrë alternative është “e pamundur teknologjikisht”.

Inteligjenca amerikane: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë

Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë me Ukrainën, me fitoren e mundshme në lindje që mund të mos i japë fund konfliktit.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur luftimet e ashpra po vazhdojnë në lindje të Ukrainës, ku Rusia po përpiqet të marrë territor.

Moska i ka ripërqëndruar trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina i rezistoi përpjekjeve që Rusia të merrte kryeqytetin, Kievin.

Drejtori i inteligjencës amerikane, Avril Haines tha në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA se Putini ishte ende duke synuar që të arrijë qëllime përtej Donbasit.

Zyrtarët ukrainas: Rimerren vendbanimet në veri të Kharkiv

Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se kanë rimarrë disa qytete pranë Kharkiv-it. Një zëdhënës ushtarak tha se vendbanimet Cherkaski Tyshky, Ruski Tyshki, Borshchova dhe Slobozhanske janë kthyer në duart e Ukrainës.

Analistët ushtarakë thonë se fushata veriore e Ukrainës vazhdon të shtyjë me sukses forcat ruse.

Përmes një fjalimi me video mbrëmjen e djeshme, presidenti ukrainas Zelensky foli për kundërofensivë ndaj forcave ruse.

“Por unë gjithashtu dua t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve tanë… të mos përhapin emocione të tepruara. Priten fitore javore dhe madje ditore”, tha Zelensky.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull