Ata kishin zgjedhur Trentinon për të kaluar një të diel të shkujdesur së bashku. Por udhëtimi i çiftit të fejuar, Barbara De Donatis dhe Andrea Rizzi, përfundoi në tragjedi. Motoçikleta me të cilën ata po udhëtonin doli jashtë rrugës në Pllajën Paganella, në komunën e Molveno.
I riu që drejtonte mjetin kishte humbur kontrollin për shkak të shiut dhe Barbara ra në një greminë. Ndihma ishte e kotë, gjendja e vajzës tashmë ishte shumë kritike: 29-vjeçarja vdiq në spital.
Në korrik të rinjtë duhej të martoheshin në Vestone, në zonën e Brescias, ku tashmë jetonin së bashku. Një fat tragjik i ka ndarë përgjithmonë.
Andrea u përpoq ta ndihmonte Barbarën ndërsa ajo ishte ende e vetëdijshme, duke shkuar pranë shkëmbit ku ajo kishte përfunduar pas përplasjes. Ai bëri thirrje për ndihmë, por nuk kishte asgjë për të bërë. Vajza ndërroi jetë në spital.
Tashmë djali është mbyllur në heshtje, duke kujtuar të dashurën e tij në rrjetet sociale vetëm përmes një imazhi: një foto të të dyve bashkë, duke buzëqeshur. Mesazhe të shumta ngushëllimi në kujtim të viktimës së re, një logopede “shumë e sjellshme”, “një person i veçantë”.