Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e autobusit të linjës së Institutit Bujqësor, i identifikuar si N. K. Bëhet e ditur se 62-vjeçari po drejtonte urbanin në gjendje të dehur.
Nga informacioni paraprak mësohet se arrestimi i tij u bë nga efektivët e policisë rrugore në rrugën “Dritan Hoxha”.
Gjatë kryerjes se veprimeve policore, në testin e parë rezultoi testi i parë 0.342 mg/l dhe testi i dytë 0.549 mg/l dhe u vu në pranga për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Shoferi 62-vjeçar është arrestuar edhe në vitin 2019 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Brenda një jave në Tiranë janë aksidentuar 3 urbanë të linjave të ndryshme, që mesa duket ka vënë në lëvizje policinë për të kontrolluar nëse shoferët e urbanëve kryejnë shkelje.