Dua Lipa “pushton” Hollywood-in, pjesë e filmit të njohur

2 Minuta Lexim

Dua Lipa do të pushtojë Hollywoodi-n pasi mori një rol në filmin “Barbie” së bashku me mbretëreshën e aktrimit, Margot Robbie.

Krijuesja e hitit “Levitating”, 26 vjeçare, është një nga yjet më të suksesshme në histori dhe konsiderohet si një nga personazhet më të njohura të momentit – dhe tani ajo është vendosur të tregojë aftësitë e saj të aktrimit.

Filmi do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dua do të luajë së bashku me aktoren e “Wolf Of Wallstreet”, Margot.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bëri debutimin e saj në aktrim vitin e kaluar pasi mori një rol në “Argylle”, dhe pas rolit të saj të parë në ekranin e madh, Dua la mjaft përshtypje te emrat e mëdhenj të industrisë.

Burimi shtoi për The Sun: “Tani ajo i është bashkuar kastit të Barbie së bashku me emra të mëdhenj duke përfshirë Margot, Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan”.

“Edhe pse Argylle është një film i madh në vetvete, Barbie do të jetë një pjesë e rëndësishme për Duan, sepse ka kaq shumë zhurmë rreth tij”.

“Dua po dëshmon se ka shumë më tepër për të sesa thjesht të qenit një yll i muzikës pop. Ajo ka një të ardhme emocionuese përpara saj në filma”.

Kjo vjen pas Lipa ka shijuar arena të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, ShBA e Evropë që nga fillimi i turneut të saj “Future Nostalgia” në shkurt.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull