“E keni kthyer konferencën në terapi grupi, vini shfryni e ikni”/ Tabaku “shpërthen” keq

1 Minuta Lexim

Tabaku: Është kthyer konferenca në terapi grupi, vijnë e shfryjnë njerëzit e ikin. Nuk jam ndjerë më e keqardhur se dje kur dështoi raundi i parë për votimin e presidentit. Është hera e parë që marr pjesë në këtë process dhe kur lexoja ato lajme më erdhi keq që jam deputete e parlamentit dhe u ofruam atë pamje të parlamentit shqiptarëve.

Para 3 javësh thashë që nuk ka legjitimitet e të gjithë hidhen, zoti Balla me kaq pak vite unë nuk kam  asnje iluzion që PS lë pushtet. Kam qenë këtu 9 vite dhe nuk kam dilemë se ju jeni të gatshëm të kapni cdo lloj pushteti në vend. A ti diskutojmë parimet apo të bëjmë lojë kungulleshash, afatet i vitë ju,m nuk besoj që ne duhet të vazhdojmë diskutimin.

Unë ndihem e keqardhur që opozita ulet këtu, do të ishte më normale të takoheshim njëherë më njëri tjetrin. Vazhdoni sic e keni në plan por nëse doni që opozita të jetë pjesë e procesit ateherë e keni një propozim, aq sa jemi ulur në këtë tryezë jemi ulur të detyruar për të qenë anëtarë të kësaj konference për të diskutuar kalendarin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull