Dy trena janë përplasur ditën e sotme në Spanjë ku për pasojë kanë mbetur 100 persona të bllokuar dhe të paktën një viktimë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se shoferi i një treni periferik humbi jetën dhe dhjetëra persona u plagosën kur treni në të cilin po udhëtonin u përplas me një tjetër tren jashtë Barcelonës, njoftuan sonte autoritetet katalanase.
Rreth 85 persona u plagosën , dy prej tyre në gjendje të rëndë, sipas shërbimeve të menaxhimit të fatkeqësi
Aksidenti hekurudhor ndodhi rreth orës 19.00 (me orës shqiptare) kur një tren mallrash doli nga shinat dhe u përplas me një tren pasagjerësh në stacionin Sant Boy de Jobregat, rreth 14 km nga Barcelona.
“Nga përplasja humbi jetën drejtuesi i trenit të pasagjerëve ”, tha guvernatori lokal.
Në tren ndodhen ende rreth 100 pasagjerë të bllokuar, ndërsa është duke u zhvilluar operacioni për shpëtimin e e tyre.