Në një prej ndeshjeve më të mëdha të historisë së futbollit, për pak sekonda vëmendjen e mori edhe flamuri shqiptar, që u shpalos në Santiago Bernabeu.
Ishin minutat shtexë të ndeshjes mes Real Madrid dhe Mançester Sitit. Një tifoz ka hyrë në fushën e lojës duke shpalosur më pas flamurin kuqezi.
Tifozi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, veproi me shpejtësi për të nxjerrë flamurin që kishte fshehur poshtë bluzës teksa “dribloi” Militaon i cili u mundua ta ndalte.
Tentativa e forcave të sigurisë ishte e kotë, pasi ata nuk arritën ta kapnin, me një prej tyre që rrëshqiti mes brohoritjeve të tifozëve në “Santiago Bernabeu”.
Më pas, ai iu drejtua Benzema dhe shkoi të përqafonte francezin.
