Fundosja e anijes/ Konfirmohen 2 viktima, 3 persona ende të zhdukur, komandanti u gjet teksa…

1 Minuta Lexim

Një rimorkiator e cila ishte nisur nga Ankona për në Shqipëri u mbyt mbrëmjen e djeshme në ujërat e Adriatikut 50 milje larg brigjeve të Barit.

Tashmë janë konfirmuar dy të vdekur, trupat e të cilëve u gjetën pak momente më përpara, ndërsa raportohet se komandanti shpëtoi pasi u gjet në një gomone shpëtimi. Tre persona vijojnë të jenë  të zhdukur.

Rmorkiatori “Franco P” i kompanisë Ilma,  u nis mbrëmë për të mbërritur në Shqipëri, ku duhej të tërhiqte një varkë me 9 persona. Megjithatë, duket se gjatë operacionit diçka ka shkuar keq dhe varka u shkëput, fatmirësisht pa rrezikuar jetën e 9 pasagjerëve, ndërsa rimorkiatori u mbyt.

Nga sa mësohet, skafet patrulluese të Rojës Bregdetare të Barit po hasin me vështirësi në vendin e fundosjes për shkak të erës shumë të fortë. Ndërkohë nga Autoriteti Portual i Barit po kryhen kërkimet për tre personat e zhdukur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull