Grida Duma braktis mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, sulmon keq Alibeajn

1 Minuta Lexim

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke sulmuar edhe Enkelejd Alibeajn, që sipas saj gjithçka po e bën për protagonizëm personal.

Duma tha se në 3 raundet e para, propozimet për postin e presidentit duhet të bëhen nga opozita, dhe vetëm në dy raundet e fundit mazhoranca mund ta kalojë emrin e vetme.

“Mazhoranca ka të drejtën në raundet e fundit, që të kalojë me votat e veta, me 71 deputetë. Shqetësimi im është ky, që ne nuk duhet ti lejojmë një mazhorance, që nuk e ka legjitimitetin, jeni po ata që do të plotësoni kriteret e mrekullueshme qe jepni ne.

Ka disa individë në opozitë që duan të bëjnë protagonizëm personal. Opozita duhet ti kërkojë mazhorancës, që të votojë kandidatët e tyre, dhe nëse ata nuk e votojnë ata ta mbajnë në kurrizin e tyre. 

Nuk ka nevojë që të zgjatet kaq shumë procesi, politika që nuk prodhon asgjë është politika e fasadës, nuk duhet të hyjmë në këtë proces”, u shpreh Duma.

Deputetja demokrate u shpreh kundër kritereve të bëra publike nga Alibeaj, që sipas saj thjesht legjitimojnë mazhorancën, që të zgjedhë kandidatët e saj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull