Inteligjenca amerikane: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë

1 Minuta Lexim

Inteligjenca amerikane paralajmëron se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë. Sipas BBC Inteligjenca amerikane thotë se një fitore në lindje mund të mos i japë fund konfliktit.

Moska i ripërqendroi trupat e saj për pushtimin e rajonit të Donbasit pasi Ukraina i rezistoi përpjekjeve për të marrë kryeqytetin, Kievin. Por pavarësisht kësaj, forcat e saj mbeten në një ngërç, tha inteligjenca amerikane.

Avril Haines, drejtori i inteligjencës, tha në një seancë dëgjimore të komisionit të Senatit të SHBA të martën se Putini ishte ende duke synuar “të arrijë qëllime përtej Donbasit”, por ai “po përballet me një mospërputhje midis ambicieve të tij dhe aftësive aktuale konvencionale ushtarake të Rusisë”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull