Intervistë me drejtuesin e Njësisë Administrative Pilur, Jorgo Bala për përgatitjet për Festivalin “Netët e Bejkës së bardhë”

4 Minuta Lexim

Interviste:

Zoti Bala si po përgatitet Piluri për Festivalin”Netët e Bejkës së bardhë”?

Ky është i treti festival që zhvillohet me emrin “netët e Bejkës së bardhë” në fshatin tonë, në vendin ku u krijua dhe u këndua kryevepra e polifonisë piluriote nga poeti I madh Lefter Çipa.  Falë Bashkisë së Himarës, posacërisht kryetarit të bashkisë zotit Jorgo Goro, ky festival po bëhet një festë për krejt krahinën e Bregdetit dhe Labërisë sonë.

Piluriotët e mirëpresin me kënaqësi të madhe, me zemrat dhe sofrat plot. Nga viti në vit në fshatin tonë po bëhen përurime dhe rregullime për të mbajtur lart emrin e nderuar të vendit tonë. Kemi bërë rikonstruksione rrugësh, ka përfunduar shtrimi I linjave të ujësjellësit në sokakët dhe rrugët e brendshme të fshatit nëpër lagje, kemi përmirësuar disa rrugica, edhe tek parku I lisave tek Kisha e Shën Kollit dhe përpiqemi që Brenda dy viteve të ardhme të investojmë tek qendra e dytë e fshatit, aty ka ka qenë shkolla e fshatit dhe tashmë do të kemi disa objekte kulturore dhe muzeale.

Cilat janë kërkesat që kanë turistët dhe vizitorët në Pilur?

Të gjithë janë kurreshtarë për këngën dhe Piluri është I famshëm tashmë për këtë perlë të tij. Në shtëpitë piluriote kanë nisur përgatitjet që gjithë ata që kanë mundësinë të vijnë të shijojnë guzhinën dhe traditën familjare që fshati I ruan me fanatizëm. Ne kemi traditë produktet blektorale dhe tashmë edhe frutikulturën. Turistët interesohen për zakonet tona, lashtësinë, për ritet dhe në mënyrë të vecantë I mahnit natyra e fshatit tonë. Jo më kot e quajnë Ballkonin e Himarës.

Po artistët e emigruar piluriotë a vijnë në “Netët e Bejkës së bardhë”?

Emigrantë dhe artistë të njohur piluriotë kanë njoftuar ardhjen në këtë festival që nisi në fshatin tonë dhe tani bashkon Labërinë me Bregdetin.

Nga viti në vit vijnë dhe të malluar bëhen pjesë e festës. Piluri ka dy festa të mëdha. Atë të ditës së Shën Mërisë më 15 gusht dhe tani edhe Festivalin “Netët e Bejkës së bardhë” në tri ditë rresht. Këto janë festa që na bëjnë bashkë. Por janë festa që na rikthejnë artistët e këngës që I dha nam fshatit tonë në Shqipëri dhe botë. Vijnë rregullisht këngëtaret e shquara të Pilurit si Erimioni Mërkuri, Vasillo Koka, Eleni Mërkuri e shumë e shumë të tjerë. Piluriotët kudo në botë jetojnë me dashurinë për fshatin dhe këngën. Janë të interesuar të rikonstruktojnë shtëpitë dhe të shtojnë banesa të tjera. Piluri është një fshat që e rrit puna e bijve dhe bijave të tij dhe e mban të famshëm kënga piluriote. Në festën e “Netëve të  Bejkës së bardhë”, e cila drejtohet nga poeti dhe organizatori i talentuar kristo Çipa, shtohet tradita kulturore e Pilurit. Për këtë arsye, do të kemi edhe shumë turistë të vendit dhe sidomos të huaj që vijnë nga shumë shtete të botës. Piluri di të mirëpresë.

/Arberianews.net

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull