Në një godinë të braktisur në lagjen e Backillarëve në qytetin e Fierit,është gjetur turpi i pajetë i një personi. Zbulimi është bërë ditën e sotme, nga banorët e zonës së njohur si “baza e tubove”. Trupi ka qenë i dekompozuar dhe është arritur të identifikohet pas analizave të bëra. Ai i përket Julian Priftit, i cili është deklaruar i humbur. Ka qenë era e keqe ajo që ka bërë kureshtarë banorët, të cilët pasi kanë parë kufomë kanë lajmëruar policinë që ka mbritur në vendin ku është gjetur kufoma. Të dhënat paraprake që disponojnë ekspertët kriminalist flasin për mundësinë e një vetvarjeje. Gjithsesi pritet përfundimi i ekspertizës për të dhenë një përgjigje përfundimtare.