Martesa e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes së publikut. Ata janë komentuar herë pas here për dedikimet e ëmbla që i bënin njëri-tjetrit në rrjetet sociale, por edhe për ndonjë ndarje të mundshme.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku fansat kanë ngritur dyshimet se ata nuk janë më bashkë. Madje nëse i hidhni një sy profileve të tyre në “Instagram”, do të vini re se që të dy i kanë fshirë të gjitha fotografitë që shfaqeshin krah njëri-tjetrit.
Por pavarësisht kësaj, që të dy e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. E prandaj ndjekësit e tyre janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh mes tyre?
Këngëtari i njohur dhe Afrona ende nuk kanë reaguar që të sqarojnë fansat e tyre në lidhje me këto fjalë që po qarkullojnë për ta.
Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është martesa e dytë për këngëtarin, pasi më përpara ai ka qenë i martuar me aktoren e njohur, Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.