Kërcënimi për luftë nga Rusia/ Finlanda merr sot vendimin e rëndësishëm

1 Minuta Lexim

Finlanda pritet të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, tha presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten.

“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësimin në NATO pa vonesë”, thanë Niinisto dhe Marin.

Ky është një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km (810 milje) dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka mbetur më parë jashtë aleancës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull