Kërkoi s*eks për të vendosur “drejtësinë”/ KPK shkarkon gjykatësin e Gjirokastrës

1 Minuta Lexim

KPK ka shkarkuar ditën e sotme gjyqtarin Guximtar Boci, i cili u bë i njohur në vitin 2016 pasi kërkoi favore seksuale një gruaje 40-vjeçare.

Rasti i Boçit u zbulua pas publikimit të një audio-përgjimi ku ai i kërkonte favore seksuale një gruaje 40-vjeçare në këmbim të vendosjes së drejtësisë për një çështje pronësie që gruaja kishte në gjykatë.

Më 28 prill, gjyqtari i Gjirokastrës u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, teksa sot trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Guximtar Boçi e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Gjirokastër. Në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar, pas publikimit të skandalit.

Në vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai fitoi pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Boçi ka kërkuar prej asaj kohe rikthimin në sistemin gjyqësor, por Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka rrëzuar kërkesat e tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull