Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

1 Minuta Lexim

Territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Por gjatë pasdites parashikohet që të kemi shfaqje të vranësirave dhe në zonat e ulëta, në zonat malore do të sjellin reshje të pakta shiu.

Sipas MeteoAlb, vija bregdetare do të mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë, duke luhatur vlerat nga 10 gradë Celsius deri në 32 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull