Shqipëria nuk ka mundur të shkojë këtë vit në finalen e madhe të Eurovision 2022 në Torino të Italisë. Përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati hapi gjysmëfinalen e Eurovision 2022 me një super performancë shpërthyese dhe mori mbështetje të madhe nga të gjithë, por nuk ka marrë votat që nevojiteshin për të shkuar në finale.
Me një koreografi të kujdesur deri në detaje Ronela dhuroi sonte një performancë mahnitëse që ndezi skenën.
Finalja e madhe do të mbahet më 14 maj në orën 21:00.
Finalistët e tjerë:
1. Zvicra
2. Armenia
3. Islanda
4. Lituania
5. Portugalia
6. Norvegjia
7. Greqia
8. Ukraina
9. Moldavia
10. Holanda