Gjykata Lartë italianë ka lënë në fuqi dënimin prej 15 vite e 5 muaj burg për Moisi Habilajn.
Moisi Habilaj u arrestua në vitin 2017 së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Sicili. Refuzimi i ankesës nga Gjykata e Lartë i jep formë të prerë dënimit prej me 15 vjetësh e 5 muaj.
Në vitin 2017, Habilaj përfundoi në qendër të hetimit të autoriteteve italiane për një trafik maksi-droge në rrugën Shqipëri-Sicili. Së bashku me Habilajt përfunduan në pranga njëmbëdhjetë persona të tjerë me hetimin që pas pak javësh u zgjerua më tej duke përfshirë edhe ish-ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, i cili është kushëri i trafikantit të drogës.
Habilaj, pasi u dënua në shkallën e parë dhe kaloi 1000 ditë në burg, me kërkesë të avokatit të tij masa u ndryshua në “arrest shtëpie”. Në verën e vitit 2020, 44-vjeçari u transferua pa byzylyk elektronik, në shtëpinë e vëllait të tij, Gazmedit, në Celantino. Por, prej kohësh autoritetet italiane kanë humbur gjurmët.