“Mora shtëpinë e re, por humba partinë”, Rama nuk kursen batutat me demokratin

3 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë marrë pjesë sot në një ceremoni për inagurimin e 74 familjeve të reja në Ndroq.

Lagja e rindërtuar pas tërmetit përfshin rrugë të reja, kopshte, çerdhe dhe parqe. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat teksa tregoi se çfarë i kishte thënë një demokrat që mori banesën e re.

“Mora shtëpinë por humba partinë”, kryeministri Rama e ftoi t’i bashkohet Partisë Socialiste pasi siç tha ai, “i trajton mirë demokratët” duke sjellë shembullin e kryetarit të PD-së në Farkë.

“Partinë, shif e bëj, gjej ndonjë parti tjetër, ne derën hapur e kemi. Dhe kemi dhënë prova që demokratët i mbajmë mirë, se u japim nga 2-3 shtëpia, si kryetari në farkë që ishin katër kurora dhe morën katër shtëpi pasi iu prish shtëpia nga tërmeti”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

T’i gëzoni shtëpitë tuaja të cilat siç ju kemi thënë, janë tuajat, janë pronë në hipotekë. Mund ta trashëgoni, ta shisni njësoj si ata që janë pronarë legjitim të tyre. Nuk keni asnjë qindarkë për të paguar mbrapsht, keni vetëm detyrimin që këto oborre ti gjelbëroni, dhe mundësisht të mos ziheni ku mbaron pjesa jote, apo ime. Po nuk u zutë për gardhin dhe po e mbajtët gjelbërimin si pronë e përbashkët do i bëni një nder të madh fëmijëve tuaj.

Natyrisht mund të mbillni më shumë pemë frutore dhe t’i ndani kokër më kokër të kuqe dhe blu. Se i dhashë dorën një demokrati aty ishte shumë i mërzitur se tha shtëpinë e mora, por partia më iku. Shtëpinë kishim për detyrë dhe ta dhamë. Partinë, shif e bëj, gjej ndonjë parti tjetër, ne derën hapur e kemi. Dhe kemi dhënë prova që demokratët i mbajmë mirë, se u japim nga 2-3 shtëpia, si kryetari në farkë që ishin katër kurora dhe morën katër shtëpi pasi iu prish shtëpia nga tërmeti. Me katër shtëpi nuk e lexojnë dot votën kështu që u rrëshket dhe ndonjë votë këtej nga ne.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull