Një nënë nga Kalifornia ka pranuar se ka vrarë tre fëmijët e saj, ndërsa dyshohet se është ndihmuar nga djali i 16-vjeçar.
Angela Daën Flores, 38 vjeç, u tha autoriteteve se ajo vrau vajzën e saj Natalie, 12 vjeç, dhe djemtë e saj binjakë Nathan dhe Kevin, 8 vjeç. Nëna e katër fëmijëve ka jetuar më parë në zonën e Kansas City dhe ka punuar në një kompani ndërtimi.
Një natë para vrasjeve, ajo u dëgjua duke bërtitur: Familja ime po më abuzon!
Më pas mësohet se ka shkuar në oborrin e fqinjit të saj, ka hapur një Bibël dhe ka ndezur disa qirinj.
Fëmijët u gjetën pa jetë në banesë, pas një telefonate që sinjalizoi policinë. Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ende nuk dihet shkaku i kësaj tragjedie, ndërsa dyshohet se fëmijët kishin ndërruar jetë ditën e Shtunë, ndërsa policia i ka gjetur një ditë më pas.