Nga 1 qershori ndryshon ligji i tatimit, ministrja: Targeton profesionet e lira

2 Minuta Lexim

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka informuar se nga 1 qershori do të hyjë në fuqi ligji i tatimit mbi të ardhurat.

“Nga data 1 qershor do paraqesim ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat që do targetojë profesionet e lira ato që sot individët çelin biznese ua shesin të tjerë bizneseve si shërbime duke eliminuar pagesën e taksave. Kjo nuk do jetë më e mundur se ne baze të ligjit profesionet e lira do paguajë tatimin. Ne kemi marrë masa e kemi analizuar ku duhet të ndërhyjmë me përshkallëzimin e gjobave. Më konkretisht do bëjmë disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore e për gjithë shkeljet administrative apo ato qe perbejne evazion tatimor, nëse më parë kishte rivlerësim apo gjobë të barabartë me 100% të totalit të rivlerësimit tani do shkojmë në 200%. Do dyfishojmë mosdeklarimin e punonjësve si dhe për fshehjen e pagës për gjithë bizneset e mëdha gjithashtu do dyfishomë masën për mos deklarimin e saktë të pagës nga punonjësit. Keto sa i perket legjislacionit tatimor. Sa i përket ligjit për inspektimin në punë, s’do jetë më mundësia për dhënien e një rekomandimi për një biznesin por edhe aty do kalojmë automatikisht në penalitete. Këto penalitete i pershkallezojme jo për arsyen se duam te gjobisim bizneset, por te bëjmë te mundur qe mos te bëjnë me evazion e te nxisim me shume vetedeklarimin”,-tha Ibrahimaj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull