Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e sotme prokurorinë Durrësit Arjan Ndoj. KPK ka njoftuar se shkak për shkarkimin e tij janë bërë akuzat për lidhje me krimin, e po ashtu dhe mosjustifikimi i pasurisë.
Arjan Ndojës i ishin kontrolluar nga vettingu vetëm figura dhe aftësitë profesionale, për të cilat konsiderohej nga DSIK me lidhje të papërshtatshme në krim dhe me vendime të ndikuara nga biznesi. Dyshohet se në vitin 2009 dhe 2010, Ndoja ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion duke caktuar një trupë gjykuese për një konflikt prone.