Një makinë i përplasi bashkë me të ëmën/ Ky është 21-vjeçari shkodran që vdiq pas 3 ditësh në spital (FOTO)

1 Minuta Lexim

Suard Milani është 21-vjeçari nga Shkodra që humbi jetën pas një aksidenti ku e plagosur rëndë mbeti edhe nëna e tij.

Në aksidentin e ndodhur në fshatin Hot i Ri të ndodhur 4 ditë më parë, 2 familjarët u përplasën nga një automjet.

Nënë e bir kanë qenë në një motor duke udhëtuar drejt Postribës, ndërsa janë përplasur me një automjet. I riu ndërroi jetë në spital, teksa nëna e tij po lufton me jetën.

Ndërkohë policia nuk ka bërë asnjë njoftim për aksidentin e ndodhur më 14 maj.

Një makinë i përplasi bashkë me të ëmën/ Ky

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull