“Nuk i justifikojnë dot”, ministri Manja publikon pasuritë “marramendëse” të prokurorëve dhe gjyqtarëve të larguar nga vettingu

2 Minuta Lexim

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja një një konferencë për mediat ka bërë publike shifrat e pasurive të 10 prokurorëve dhe gjyqtarëve të përjashtuar nga vettingu.

Manja u shpreh se këto pasuri variojnë nga 857 milionë lekë të vjetra ndërsa një cift bashkëshortësh, pjesë e sistemit të drejtësisë numëron një pasuri prej 1 milionë euro, të pajustifikuara nga puna e tyre

Manja: Top 10 listën e prokurorëve dhe gjyqtarëve se nga e kanë vënë këtë pasuri, nuk e justifkojnë dot.

857 milionë ketë të vjetra, 714 mijë euro kur në jetë ka bërë vetëm prokuroro. Ta hetojë drejtësia këtë. Që shqiptarët ta marrin vesh se zbatohet njësoj për te gjithë

800 milionë lekë të vjetra, jo vetem që ka fshehje pasurish por ka edhe lidhje me botën e krimit.

691 milionë leke të vjetra subjekti tjetër.

I katërti me 600 milion lekë të vjetra, bashkëshortja e tij në renditje e pesta ka 500 milion lekë të vjetra.

460 milionë lekë subjekti tjetër, vijon lista me 155 milionë lekë të vjetra. Të gjithë kanë probleme me pasurinë, me toka. Doni për apartamentet? Nje subjekt tjeter 13 apartamente vila e shtepi, është larguar nga vettingu .

Vijon tjetri me vila dyqana e biznese.

Nje subjekt tjeter ka ndërtuar vilën pa leje, vepër penale.  Ky mirë lekët pa burime por ka kryer edhe vepër penale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull