Peshqit e mëdhenj “monument drejtësie”, mbrohen nga SPAK

1 Minuta Lexim
Nga Idajet BEQIRI –
SPAK po masakron pa ligj, pa prova dhe pa fakte dhjetra e dhjetra qytetarë “fakir fukarenjë” të këtij vendi, duke i futur me paturpësi në “grupe të strukturuara kriminale”, duke u tallur hapur me pritshmëritë e shqiptarëve që SPAK të merret me kriminelët e mëdhenjë që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kërkesat e SPAK për t’i masakruar dhe për t’i gjenociduar shqiptarë, i pranon me paturpësi dhe pa ndjeshmëri humane e kombëtare Gjykata e Krimeve Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në të dyja shkallët, duke u kthyer në një “noteri” të ndyrë të SPAK.
Me prova dhe me fakte konkrete, duke filluar nga java që vjen, do të evidentojmë një numur të konsiderueshëm faktesh e personash që po masakrohen rëndë prej SPAK dhe Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, çka tregon se SPAK po “punon” për statistika dhe për t’u rithënë shqiptarëve se:
“Objekt goditje do të jeni vetëm ju, populli fukara shqiptarë, pasi të korruptuarit e lartë politik dhe shtetëror janë nën mbrojtjen tonë, siç n’a kanë mbrojtur dhe majmur edhe neve këta kriminelët të rrangut të lartë …

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull