Presidenti akoma pa emër/ Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë pritet të ndodhë

1 Minuta Lexim

Teksa ditën e djeshme raundi i parë i votimit për presidentin u mbyll pa asnjë rezultat për shkak se palët nuk propozuan asnjë emër,  ditën e sotme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës pritet të përcaktojnë datën për raundin e dytë, i cili duhet të jetë brenda 7 ditësh, pra deri më 24 maj. Data e fundit për propozimin e një kandidati për raundin e parë të votimit ishte 15 maji, por palët nuk dhanë asnjë emër duke e ‘djegur’ kështu këtë fazë.

Për zgjedhjen e kreut të Shtetit, Kushtetuta ka parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull