Presidenti i Këshillit Evrpian Charles Michel ka mbërritur sot paradite në Tiranë teksa është pritur në një ceremoni nga kryeministri Edi Rama.
Pas takimit “kokë më kokë”, ata pritet të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Vizita e Michel vjen pak javë para se Shqipëria të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.
Agjenda e plotë:
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në një vizitë zyrtare në Tiranë.
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve.
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp.