“Pse shan, ça dreqin ke?”/ Ronela Hajati nuk “toleron” më, u kthehet ashpër bullizuesve në rrjet

1 Minuta Lexim

Është folur shumë për Ronela Hajatin së fundmi në rrjet, nga ata që e adhurojnë muzikën e saj dhe energjinë, deri te ata që nuk kanë kapacitet të shohin më shumë se pesha e këngëtares.

Së fundmi ajo ka reaguar në Top Channel mbi ofendimeve që i janë bërë në rrjet dhe reagimi i saj ka qenë i ashpër, sigurisht jo aq i ashpër sa bullizimi që ka marrë vetë ajo.

“Pse shan, ça dreqin ke,” – u shpreh Ronela e cila me këtë frazë ju drejtua të gjithë atyre që ishin të lirë të fiknin televizorin, të ndërronin radion apo t’i bënin “scroll” telefonit në momentin që nuk ju pëlqente performanca e saj, por nuk kishte arsye se përse duhet të shanin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull