Një australian i ka mësuar qenit të tij njëvjeçar se si të voziste në mënyrë që ta ndihmojë me punët fermën që zotëron. Po, e lexuat mirë! Qeni i quajtur Lexie di të drejtojë një makinë. Ai e mësoi këtë aftësi falë pronarit Cameron Zschech.
Cameron tha për mediat e huaja se ishte në tokën e familjes së tij në Hamilton, Victoria kur një ditë mendoi se “tani është koha që unë mund t’i mësoj qenit të ngasë”. Ai tha se e la makinën në marshin e parë dhe më pas Lexie-n nisi ta drejtonte.