Petrit Vasili akuzon kryeministrin Rama për rrëmbimin e çdo pushteti e fondi publik.
Ndërsa Rama është duke mbajtur një konferencë për mediat, Vasili ka thënë se ai ka marrë drejtimin e çdo organi të drejtësisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, nën-Kryetari i LSI-së ka renditur një sërë çështjes në krye të të cilave, sipas Vasilit qëndron kryeministri.
REAGIMI I PLOTË i PETRIT VASILIT:
Rama tani edhe Drejtues i SPAK, Kryetar i KLGJ, Kryetar i KLP, Kryetar i Vetingut dhe Inspektor i Larte i Drejtesise!
Rrembeu çdo pushtet, rrembeu çdo fond publik ndaj tani s’ka me kë ta ndajë pergjegjesine e zullumi pervec vetes.
Ne krye te gjithshkaje eshte vetem ai, Rama!
Rama e di kete,ndaj i ben presion SPAK- ut qe te mos veproje.
Fatura e zullumit eshte 10 miliard euro, ja ku eshte:
Koncesionin e Rruges se Kombit
Koncesionin e Aeroportit Nderkombetar te Rinasit
Koncesionin e Aeroportit te Kukesit
Aferen e depozitave te naftes ne Porto Romano
Aferen e Astririt ku kilometri i Rruges shkoi 25 milion euro kilometri
Rrugen Kardhiq Delvine, qe nuk mbaron kurre e nderkohe ha miliona pa mbarim.
Rrugen e Arberit dhe tunelet, qe kushtojne 38 milion euro kilometri.
Aferen e frikshme te Portit te Durresit te kundershtuar fort nga vete Bashkimi Europian.
Aferen e Butrintit, qe nga shkaterrimi i parkut Kombetar e deri tek vete siti i cmuar arkologjik.
Koncesionin e plazhit te Gjeneralit.
Shitjen e ARMO per skrap.
Koncesionin e CHECK UP.
Prishjen e Parkut pas Universitetit te Tiranes per ndertime dhe rruge per llogari te oligarkeve, qe shkaterrojne edhe te vetmin gjelberim te mbetur ne Tirane.
Katet pa leje te kullave te oligarkeve ne mes te Tiranes, kur qytetaret cohen ne polici per nje dritare apo riparim banese.
Licensimin e Bankave me aksionere te regjistruar ne OFFSHORE.
Aferen shume te rende te Teatrit Kombetar.
Aferen e vendosjes se çmimeve te naftes dhe ushqimeve, ne pazar te hapur qeveri dhe oligarke, ku keta te fundit kane po vete monopolet e tyre te mbeshtetur nga qeveria.
Inceneratoret dhe qindra milionat e vjedhur ne to.
Arbitrazhe te humbura me qindra milion euro per faj te qeverise, nje dem i pallogaritshem ky per ekonomine shqiptare.
Dhjetra Ligje dhe VKM te bera me porosi te oligarkeve ku deputetet e ministrat rilindas me Ramen ne krye kane votuar ne Parlament e qeveri.
Qindra milione euro te rindertimit te perdorura hapur per te blere vota.
Qindra milion euro tendera sekrete te miratuara nga qeveria e tij per pandemine me cmime dhjetra here me te larta
Fshehja kriminale nga ai dhe qeveria e provuar boterisht, e mijra qytetareve qe humben jeten nga Covid.