Me ezaurimin e 3 raundeve të para për zgjedhjen e Presidentit, tashmë Partia Socialiste ka rrugën e hapur për të propozuar emrat.
Mësohet se Kryesia e socialistëve do të mblidhet ditë ne premte në orën 17:00 për të diskutuar rreth kandidatëve që do të propozojnë, ndërsa nga mbledhja e sotme e Këshillit të Kryetarëve pritet të vendoset se kur do të mbahet raundi i 4-t.
Në këtë raund mjafton një shumicë e thjeshtë prej 71 votash për të zgjedhur kreun e shtetit (PS ka 74).