Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një kamion është rrëzuar në bypasin Orikum-Kaninë, duke lënë të vdekur shoferin.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit po punonte në zonë, ndërsa ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar. Në kamion ka qenë dhe një pasagjer, i cili nuk ëhstë gjetur edne për shkak të rënies së inerteve. Nuk dihet nëse ai është gjallë apo ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar , është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.