Sali Berishës i gjendet kundërshtari, kush do të jetë sfidanti i tij në zgjedhjet e 22 Majit

2 Minuta Lexim

Edhe pse Sali Berisha tha se zgjedhjet e 22 Majit do të ishin një Referendum, nëse askush nuk do të garonte për kreun e PD-së, liderit historik të demokratëve i është gjetur kundërshtari.

Mësohet se mesditën e të shtunës, ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën Kukës, Ibsen Elezi, ka depozituar pranë protokollit formularin e kandidimit dhe CV-në e tij.

“Kam dorëzuar kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Më kanë kërkuar një formular vetëdeklarimi, të cilin ua kam dërguar me email. Kam mbështetur një kandidaturë të Edvin Kullurit për kryetar, por vendosa të garoj vetë”, tha Elezi në një nga daljet e fundit.

Ibsen Elezi plotësoi dokumentet për të kandiduar për kryetar të PD-së edhe në zgjedhjet brenda partisë në 13 qershor të vitit 2021, por ai nuk arriti ta sfidonte Bashën, pasi u skualifikua atëherë me argumentin se me qëndrimet e tija publike, ka dëmtuar interesat politike të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, në vendim theksohej se ai nuk ka bërë fushatë për PD-në në zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës, duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.

Në zgjedhjet e 13 qershorit, kandidatët ishin: Lulzim Basha (që rezultoi fitues), Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj. Deri më sot, kandidati i vetëm për zgjedhjet e 22 majit, ishte ish-Kryeministri Sali Berisha. Pritej që në këto zgjedhje të merrnin pjesë edhe Fatbardh Kadilli e Ervin Kulluri, por të dy u tërhoqën.

Kadilli është shprehur se gara nuk i duket e drejtë, ndërsa ka deklaruar se:

“Nuk do të hyj në garë, sepse partia nuk është e bashkuar. Shumë anëtarë nuk janë përfshirë në proces. Përderisa rezultati është e qartë; ajo është parti e njerëzve që janë rreshtuar pranë Berishës. Në këtë rreshtore, s’ka vend për dilema. Atyre nuk mund t’u bësh pyetjen je apo nuk je me Berishën? Nxitimi që u përdor nga Basha, u përdor edhe nga Berisha”, tha Kadilli për mediat.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull