Salianji kundër draftit: Kriteret e Ramës, presidenti i përfshirë në politikë

1 Minuta Lexim

Deputeti i PD, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Sot nuk pati mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar. Doja që të përfshiheshin dhe deputetët e PD-së të Rithemelimit. Ka pasur një dakordësi nga zoti Boçi. Praktika parlamentare e PD-së, ne funksionojmë me rregulloren e Grupit Parlamentar, dhe jo të Ramës. Kam komunikuar me pjesën më të madhe të tyre, dhe nuk kam pasur një njoftim të kryesisë së grupit parlamentar. Nuk kishte një kuorum prej 3 vetash. Të thuash që kandidati për President të mos jetë përfshirë në politikë në 5 vitet e fundit, do të thotë t’i shkosh prapa Ramës. Presidenti i Republikës, nuk është një azil luksi. Duhet të jetë i përfshirë në politikë. Të gjitha këto na bëjmë që të zhvendoset vëmendja dhe i shërben Ramës”,-tha Salianji.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull