E nderuara Zonja Ogerta Manastirliu,
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale të Republikës së Shqipërisë
Ne,një grup i të shtruar në hemodializë në të gjitha spitalet e Republikës së Kosovës, po Ju drejtohemi me një lutje që të merrni në shqyrtim këtë kërkesë.
Edhe ne kemi nevojë ti kalojmë disa ditë pushimi në bregdetin e bukur shqiptar,por për shkak të çmimit të lartë që duhet ta paguajmë për një hemodializë ,që
shkon gjerë 120 euro vetëm për një ditë, detyrohemi të qëndrojmë në shtëpi dhe të ndahemi nga anëtarët tjerë të familjes që shkojnë pa brenga në pushime.
Besojmë se Ju jeni të informuar se që nga paslufta e vitit 1999,në të gjitha spitalet e Kosovës vijnë cdo ditë nga Shqipëria mbi 70 pacientë për hemodializë dhe nuk paguajnë asgjë. Ky është një hap vllazëror, por vetëm në një drejtim.
Po Ju lutemi që ta shqyrtoni këtë kërkesë tonën dhe në koordinim me Ministrin kosovar të shëndetësisë,të na mundësoni që edhe ne të kryejmë nga disa hemodializa në vit, pa pagesë në spitalet e Shqipërisë , kur të gjendemi në pushime verore në Shqipëri.
Me nderime, Nehat Islami,gazetar në pension
/Arberianews.net