Këngëtarja e njohur, Greta Koçi, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj merr shumë vëmendje dhe bëhet viral menjëherë.
Së fundmi, Greta ka zbuluar se është përballur me një të papritur. Teksa po udhëtonte me avion, ky i fundit ka shfaqur probleme.
Artistja ka bërë një postim në “Instastory”, ku tregon se avioni është endur për 15 minuta në qiell, derisa më pas është kthyer sërish në Itali.

“S’më kishte ndodhur kurrë. Avioni ka një problem dhe u rikthye në Itali pasi bëri 15 minuta rrugë”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Koçi ka tërhequr shumë vëmendjen nga vetja së fundmi pikërisht me postimet në “Instagram”. E protagoniste e postimeve është nëna e saj, të cilës i bën rrengje të shumta.
