Sot Dita Botërore pa duhan/ Mesazhi i OBSH-së: “Duhani: Kërcënim për mjedisin tonë!”

7 Minuta Lexim

Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 1987. Vendet anëtare të OBSH, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit. Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit.

Gati 6 milionë njerëz vdesin nga sëmundjet lidhur me duhanin çdo vit. Vetëm 8% e popullsisë botërore jetojnë në vendet me taksat mjaft të larta të duhanit. Sipas OBSH-së, më shumë se 600 mijë që janë jo duhanpirës, vdesin duke pirë cigare të dorës së dytë… Për të ulur sadopak duhanpirjen çdo vit në dt. 31 Maj, Organizata Botërore e Shendetësisë ndërmerr fushata promovuese me synimin që të ngrejë vetëdijesimin e publikut për ndikimin mjedisor të duhanit – që nga kultivimi, prodhimi, shpërndarja dhe mbetjet.

Kjo do t’i japë konsumatorit edhe një arsye tjetër për të lënë duhanin, dhe do te ndikoje pozitivisht ne ndryshimet klimatike dhe aftësinë ripërtëritëse të klimës duke shterur burimet dhe duke dëmtuar ekosistemet. 

Çdo vit, për të kultivuar duhan, shkatërrohen 3.5 milionë hektarë tokë. Kultivimi  duhanit shkakton shpyllëzimin, veçanërishtë në vendet në zhvillim. Shpyllëzimi që sjellin plantacionet e duhanit promovon degradimin e tokës pra duke dëmtuar aftësinë e tokës për të rritur kultura të tjera bujqësore apo bimë të tjera. 

 

                                   

“Ndikimet mjedisore të përdorimit të duhanit shtojnë trysni të panevojshme ndaj burimeve sakaq të pakta dhe ekosistemeve të brishta të planetit tonë. Veçanërishtë, kjo është e rrezikshme për vendet në zhvillim, sepse aty zhvillohet shumica e prodhimit të duhanit.” tha Dr Ruediger Krech, Drejtor i Promovimit të Shëndetit, “Çdo cigare që ju konsumoni, sjellë shterjen e burimeve sakaq të pakta, sjellë shterjen e atyre burimeve nga ku varet vetë ekzistenca jonë” 

Barra mjedisore bie mbi ato vende që nuk kanë mundësitë për ta përballuar këtë barrë, ndërsa fitimet shkojnë tek kompanitë trans-nacionale të duhanit që i kanë selitë në vendet me të ardhurat të larta. 

 

Duke qenë se 90% e të gjithë prodhimit të duhanit përqendrohet në vendet në zhvillim, duhani ka një ndikim tejet të zhdrejtë në grupe të ndryshëm socio-ekonomikë. Në vendet me të ardhurat të ulëta dhe të mesme, shumë fermerë dhe zyrtarë publikë e konsiderojnë duhanin si kulturë bujqësore fitimprurëse që gjeneron rritje ekonomike, sidoqoftë, fitimi në afatshkurtër që sjellë duhani zerohen në afatgjatë prej pasojave që ai sjellë në pasigurinë ushqimore, borxhet e shpeshta të fermerëve, sëmundjet dhe varfëria mes tyre si dhe dëmi mjedisor në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. 

 

Industria e duhanit ka investuar rëndëshëm për të anashkaluar praktikat e saj dëmtuese ndaj mjedisit duke raportuar ndikimin në mjedis dhe duke dhënë fonde për projektet e përgjegjësisë sociale të korporatave dhe organizatave. Taktika e tyre shpërqendruese funksionon vetëm sepse nuk ka të dhëna objektive si dhe për shkak të legjislacionit të kufizuar dhe jo konsistent në nivel ndërkombëtarë dhe lokal. 

Reduktimi i konsumit të duhanit nevojitet të identifikohet si mjeti kyç për të arritur të gjithë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, jo vetëm ato të lidhura drejtpërdrejtë me shëndetin. 

 

Fushata u bënë thirrje të gjitha qeverive dhe politikëbërësve që të përmirësojnë/forcojnë kuadrin ligjorë, përfshirë këtu zbatimin dhe forcimin e skemave ekzistuese për t’i bërë prodhuesit të përgjegjshëm për kostot mjedisore dhe ekonomike të mbetjeve të produkteve të duhanit. 

Duke u bashkuar me fushatën e OBSH-së së këtij viti “Arberia News” u bën thirrje lexuesve: Jo duhanpirjes!

                     

Mos harroni se çdo vit në të gjithë botën numri i të vdekurve për shkak të duhanit po rritet me ritme të frikshme.

– Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive.

 

Vështirëson frymëmarrjen: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 90-95% e tumoreve të mushkërive shkaktohen nga pirja e duhanit dhe cigaret janë përgjegjëse për rreth 30 mijë vdekje në vit. Pirja e duhanit shkakton bronkit akut, afatgjatë, bronkit kronik dhe emfizemë, si dhe incidencën dhe ashpërsinë e episodeve astmatike dhe infeksionet e përsëritura të frymëmarrjes.

Shkatërron zemrën: Është shkaktari kryesor i infarktit dhe i sëmundjeve koronare të zemrës te gratë dhe burrat. Ai rrit gjithashtu rrezikun e arteriosklerozës dhe të infarktit miokardik, sepse favorizon formimin e pllakave dhe të trombeve. Duhanpirësit rrezikojnë të sëmuren dy herë më shumë sesa ata të cilët nuk e pinë atë.

Rrit impotencën: Tymi i duhanit është një faktor rreziku në mosfunksionimin e organeve gjenitale të meshkujve. Studimet tregojnë se si pirja e duhanit rrit rrezikun e impotencës, me një incidencë mes 5% dhe 15% më të lartë sesa ajo e joduhanpirësve.

Plak lëkurën: Edhe nga pikëpamja estetike, duhanpirja ka një ndikim negativ mbi trup. Duhani zvogëlon mbrojtjen imunitare përkundrejt pllakave bakteriale, shkakton një zverdhje të dentinës dhe rrit rrezikun e gingivitit. Përveç këtyre, duhani përshpejton plakjen e lëkurës.

Shtatzëni me probleme: Gjatë shtatzënisë duhanpirja është krim, pasi mund t’i shkaktojë dëme të përhershme fëmijës tuaj ose shkon deri në abortet spontane. Një grua shtatzënë, e cila pi duhan rrezikon të lindë fëmijë të vdekur ose nën peshë. Gjithashtu pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë vonesë në rritjen dhe zhvillimin mendor të fëmijës, si dhe të mushkërive.

Kancer jo vetëm në mushkëri: Pirja e duhanit rrit rrezikun e kancerit të fshikëzës, mëlçisë, laringut, ezofagut, pankreasit, gojës, por edhe për zhvillimin e diabetit në kohë të hershme. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit, ky rrezik shkon 150/1 në raport me popullsinë joduhanpirëse. Duhani ndikon edhe në ngushtimin e enëve të gjakut të stomakut, rrit përqindjen për ulcerën e stomakut, ndërkohë që rrit me 2,7 herë rrezikun për kancer në stomak.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull