Taulant Balla “gozhdon” Sali Berishën: Je tradhëtari më i madh

3 Minuta Lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve, Taulant Balla nuk I kurseu akuzat e forta ndaj Berishës, pasi ky I fundit mori fjalën në Kuvend dhe kërkoi që socialistet të votonin rezoluten për dënimin e krimeve serbe në Bosnjë.

Balla tha mes të tjerash se fjalimet e Berishës janë ato të përfaqësuesit të botës së përtejme që duken të turpshme.

Më tej e akuzoi direkt Berishën se kishte thyer embargo e Kombeve te bashkuara duke I shitur naftë kontrabande Serbisë në kohën kur kryente masakra.

Sa i përket luftës së Kosovës ti je dhe do mbetesh tradhëtari më i madh, iu drejtua Balla-Berishës.

 Erdhe si cjapi te kasapi o Sali sot, kisha kohë që të prisja të t’i thoja dy fjalë për këtë çështje, por gabim kemi bërë që nuk i kemi hapur më parë këto peta byreku me ty. Genocidi është ushqyer me naftën prej teje Sali e në fund, më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot, më 25 prill 1995, rreth tre muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedia Nju Jork Times publikoi një raport ku thuhet Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnje. Zv Presidenti amerikan e thoshte. Ajo Sali gazeta letër higjenike që ti quaje. Në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë në përfundimin që Shqipëria po thyen embargon. Po ne mund të biem dakord të bëjmë rezolutë për të gjithë këtë çështje por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde të botës së përtejme. tha Taulant Balla.

 Kreu i grupit socialist shkoi më tej duke kërkuar madje hapje të cështjes për thyerjen e embargos së KOmbeve të Bashkuara në 1995.

  “Thyerja e embargos nga OKB duhet të rihapet. Nuk e di ku e gjen ti, që e vë firmën i pari. Kanë vdekur 8 mijë veta atij dhe ti ke përgjegjësi direkte, ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. E ka parë atë putirin e çmendur që i mbaroi nafta dhe ushtria e Ukrainës e ka vënë përpara. Po ti mbaronte nafta dhe mos ta kishe furnizuar ti nuk do kishte ndodhur ajo tragjedi. Kështu që kjo është fundi i botës. Ne e dënojmë thirrjen në Srebrenicë, por nuk mund ta lenë në dorën tënde, sepse ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti je kot fare dhe duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është një vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo e shkeljes së embargos është vepër penale që nuk parashkruhet. Nuk mund të përdoremi nga një përfaqësues i botës së përtejmë që i ka mbyllur hesat, vetëm me drejtësinë nuk i ka mbyllur. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të rihapet. 5 vite ka furnizuar makinerinë serbe me naftë kontrabandë”, tha Balla.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull