Një grua ka protestuar nudo me një mesazh të fortë në trupin e saj në Festivalin e Filmit në Kanë.
Gruaja organizoi protestën e saj gjatë premierës së “Tre mijë vjet mall” të George Miller në ditën e katërt të ngjarjes prestigjioze.
Protestuesja e paidentifikuar i grisi rrobat e saj gjatë hyrjes në tapetin e kuq të filmit për të zbuluar mesazhin “Mjaft na përdhunuar” të shkruar në kraharorin e saj pranë ngjyrave blu dhe të verdhë të flamurit të Ukrainës.
Ndërsa ajo bërtiste “Mos na përdhunoni!” rojet e sigurisë e rrethuan shpejt dhe e hoqën nga tapeti i kuq. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në festivalin e këtij viti të Kanës, i cili po shfaq disa filma nga kineastët ukrainas.