Pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.
Pjesa e dytë e ditës shton vranësirat e përkohësisht në vend, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat veriore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10 gradë Celsius deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.