Predha që i mori jetën Aleks Nikës, protestuesit të vrarë në protestën e 21 janarit ka mbërritur në Itali.
Prokuroria e Tiranës pas letër-porosive me homologët britanik e italian, ka zgjedhur për ekspertize laboratorin e policisë shkencore italian në Romë. Report Tv mëson se ky laborator është shtetëror dhe do te ekzaminojë predhën për të identifikuar armën që e ka qëlluar.
Nga katër viktima, vetëm vrasja e Aleks Nikës ka mbetur pa autor pasi nuk e identifikuar arma që e qëlloi. Hetimet po ndiqen nga prokurore Marjeta Zaimi. Më herët një ekspertizë e bërë edhe në një laborator në Amerikë, por përgjigja erdhi negative duke mos e identifikuar armën që e qëlloi.