Zgjedhja e Presidentit të ri/ Ja çfarë pritet që të ndodhë sot

2 Minuta Lexim

Sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në të cilën do të diskutohet mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen në mënyrë konsensuale të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Konferenca e Kryetarëve do të rimblidhet mesditën e sotme për të hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa raundi i parë i votimit sipas socialistëve do të jetë data 16 maj.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30, ndërsa Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve dhe bashkë me të pranishëm do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.

Sipas propozimit të Alibeajt duhet të zgjidhet një President nga opozita. Ky është thelbi i draftit të deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD në negociatat për emrin e ri të kreut të shtetit. Sipas draftit të Partisë Demokratike në formulën e zgjedhjes së Presidentit kërkon që opozita të propozojë 4 emra kandidatësh e mes tyre të arrihet në një dakordësi mes maxhorancës dhe opozitës për emrin që do t’i dërgohet Parlamentit për votim.

Partia Socialiste edhe pse i ka votat për ta zgjedhur e vetme Presidentin, është shprehur më herët se nuk po kërkojnë një President të Partisë Socialiste, por kreu i shtetit duhet të jetë i gjithë shqiptarëve. Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka përjashtuar nga negociatat grupin e Rithemelimit që udhëhiqet nga Sali Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull