Betimi i bujshëm për Kosovën para parlamentit/ Vuçiç ‘fundos’ Serbinë

1 Minuta Lexim

Betimi i Aleksandër Vuçiç përpara parlamentit serb bëri shumë bujë, për shkak se presidenti i konfirmuar për një mandat të dytë përfshiu dhe Kosovën në të.

“Betohem se do bëj gjithçka që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë”- deklaroi Vuçiç, duke ngjallur shumë reagime.

Për këtë deklaratë ka reaguar dhe deputetja gjermane Renata Alt, e cila kërkon ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, dhe njëkohësisht deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) tha pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit  nuk po i kushton rëndësi normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin, ndërsa shtoi se kjo deklaratë e rëndon situatën.

“Vuçiçi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiçi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”– tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull